Kuvendi sot do të vendosë për zgjedhjen e Zulfikar Zejnulës si ministër i ri pa portofol në Qeveri

Nga D. V.
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 korrik, Zhurnal.mk – Kuvendi sot do të vendosë për zgjedhjen e Zulfikar Zejnulës si ministër i ri pa portofol në Qeveri. Kandidatura e tij vjen pas marrëveshjes së fundit të arritur mes Partisë Demokratike të Turqve dhe VMRO‑DPMNE‑së.

Partia Demokratike e Turqve në përbërjen aktuale parlamentare ka një deputet – Bejxhan Iljas.

Në karrierën e tij profesionale, Zejnula nga viti 2021 deri në vitin 2024 e ka ushtruar funksionin e zëvendës‑drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Më herët, nga viti 2018 deri në 2021, ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Gostivarit, ndërsa nga viti 2017 deri në 2021 ka punuar në Sektorin Juridik të Partisë Demokratike të Turqve. Përvojë pune ka edhe në sektorin privat, në kompaninë “Habib Trans” SHPK.

Gjatë angazhimit të tij në vetëqeverisjen lokale ka qenë anëtar i disa komisioneve, mes të cilave Komisioni për verifikim, zgjedhje dhe emërime; Komisioni për planifikim dhe rregullim të hapësirës dhe mbrojtje të mjedisit jetësor; si dhe Komisioni për çështje juridike dhe normative.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër