Shkup, 24 korrik, Zhurnal.mk – Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore në Gostivar është duke rënë, por megjithatë është shifër e lartë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për 24 orët e fundit , janë evidentuar gjithësej 197 pacientë të ri, gjegjësisht persona që për herë të parë kërkojnë ndihmë shëndetësore. Por, siç shtojnë ata ky numër është më i ulët se një ditë më parë.
“Në Spitalin e Përgjithshëm ‘Dr Ferid Murad’ janë regjistruar gjithësej 117 kontrolle të reja, prej të cilëve 82 në repartin e infektologjisë, 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 në Qendrën Urgjente”, njoftuan nga Ministria. “Në Shtëpinë e Shëndetit janë regjistruar 80 kontrolle të reja në shërbimin kujdestar dhe 13 thirrje në Ndihmën Mjekësore Urgjente”, kanë bërë të ditur më tej nga Shëndetësia.
