Ribalanci plotësues i Buxhetit 2026 sot në seancë plenare të Kuvendit

Nga D V
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 korrik, Zhurnal.mk –  Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do ta shqyrtojë sot në seancën e 118-të Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, në lexim të dytë.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të debatojnë për ribalancin plotësues të buxhetit, ndërsa debati në seancë plenare, sipas Rregullores së Kuvendit, mund të zgjasë deri në tre ditë.

Ribalanci vjen pas përfundimit të shqyrtimit në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ku deputetët diskutuan amendamentet e paraqitura ndaj propozimit.

Pas përfundimit të debatit në seancë plenare, Kuvendi pritet të vendosë për miratimin e Propozim-ribalancit të Buxhetit për vitin 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër