Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Rikonstruksioni i një pjese të rrugës “Jakim Stojkovski” në Probishtip po zhvillohet me intensitet të shtuar, informoi kryetari i komunës, Toni Tonevski.
Sipas tij, ditëve të fundit është vendosur shtresa e re e asfaltit në pjesën më të madhe të segmentit të parashikuar, me gjatësi totale prej 400 metrash. Pas përfundimit të aktiviteteve për rregullimin e rrjetit të kanalizimit, do të pasojë vendosja e dy shtresave të reja të asfaltit në pjesën e mbetur të rrugës, me ç’rast do të përmirësohen dukshëm kushtet e qarkullimit dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Për realizimin e projektit janë siguruar rreth 11 milionë denarë, mjete të financuara nga Banka Botërore përmes Ministrisë së Transportit.
Tonevski njoftoi se pas përfundimit të punimeve ndërtimore në rrugën “Jakim Stojkovski”, Komuna e Probishtipit do të vazhdojë me rikonstruksionin e një pjese të rrugës “Nikola Karev”, si pjesë e investimeve të planifikuara infrastrukturore në komunë.
