Vala e të nxehtit vazhdon: Temperaturat mbi 40°C në disa rajone të vendit

Nga D V
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Periudha e motit të nxehtë dhe stabil vazhdon në gjithë territorin e vendit, ndërsa meteorologët paralajmërojnë ditë tërësisht me diell dhe temperatura shumë të larta.

Sipas prognozës së Upravas për Punë Hidrometeorologjike (UHM), nesër pritet mot i nxehtë dhe me diell, me vranësira të pakta lokale dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.
Edhe në rajonin e Shkupit do të mbizotërojë mot i nxehtë dhe stabil, me erë të lehtë të ndryshueshme.

UHM njofton se vendi është nën ndikimin e një mase të nxehtë ajrore nga jugu, e cila gjatë fundjavës së zgjatur dhe deri në fund të javës së ardhshme do të sjellë mot shumë të nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare.

Temperaturat ditore do të jenë mbi 32°C në gjithë vendin, ndërsa në disa zona pritet të arrijnë dhe të tejkalojnë 40°C, veçanërisht në rajonet jugore, juglindore dhe qendrore.

Meteorologët paralajmërojnë se nxehtësia do të vazhdojë edhe gjatë natës, pa freskim të dukshëm.

Rekomandimet për qytetarët
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në periudhat me temperaturat më të larta (11:00–17:00), duke theksuar se më të rrezikuar janë:
• personat me sëmundje kronike,
• të moshuarit,
• fëmijët e vegjël,
• gratë shtatzëna.

Rekomandohet:
• shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell,
• konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit,
• veshja e rrobave të lehta dhe të hapura,
• pushime të shpeshta gjatë punës në ambient të hapur,
• kujdes i shtuar për personat vulnerabël.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër