Alarm nga i nxehti: Qytetarët dalin vetëm për obligimet, temperaturat arrijnë 42°C

Nga Xh M
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht Zhurnal.mk – Përderisa i gjithë vendi sot ndodhet në fazën portokalli për shkak të valës së të nxehtit, qytetarët po përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.

Me shishe uji në duar, me flladitëse dhe me kapela, ata kërkojnë të lehtësojnë sadopak ndikimin e vapës së madhe gjatë ditës. Shumë prej tyre thonë se shmangin qëndrimin në diell në orët më të nxehta, kërkojnë hije dhe kujdesen që të konsumojnë më shumë lëngje për të përballuar temperaturat përvëluese.

“Duhet të shkojmë në bjeshkë që të shpëtojmë. Në mal është më freskët pasi këtu na pengon i nxehti. konsumojmë më shumë ujë dhe kalojmë kohën në shtëpi me kondicioner”, tha një qytetar.

“Zoti të na ruaje që të mos ketë zjarre pasi në këto temperatura duhet të mbrohemi vete edhe ne, pak edhe shteti e kështu”, tha një qytetar tjetër.
“Vështirë por në Shkup ka qene gjithmonë kështu nxehët. Neve më të moshuarve na ka lodhë pleqëria edhe i nxehti dhe as frymë nuk marrim siç duhet. Konsumoni më shumë lëngje? Po, sigurisht. Dal në çarshi vetëm nga ndonjëherë por mundohemi që të dalim jashtë sa më pak”, ushpreh qytetari

Sipas të dhënave më të fundit meteorologjike, temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë prekur të gjithë vendin, ndërsa temperaturat deri më 7 gusht pritet të arrijnë deri në 42 gradë celsius.

Për shkak të vapës përvëluese janë shtuar edhe rastet e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm në Shkup ditëve të fundit në numrin e emergjencës ndihmë mjekësorë kanë kërkuar më shumë se 200 qytetarë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht personat më të rrezikuar, si të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

Përveç vendit tonë, situatë e ngjashme është edhe në vendet fqinje, Mali i Zi dhe Kosova gjithashtu janë nën alarm portokalli, ndërsa në disa pjesë të rajonit është shpallur madje edhe faza e kuqe, niveli më i lartë i rrezikut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër