Shkup, 6 gusht Zhurnal.mk – Çmimet e shërbimeve të kateringut/hotelerisë në korrik të vitit 2026 janë rritur për 1.1% në krahasim me muajin e kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Çmimet e shërbimeve të kateringut/hotelerisë në korrik të vitit 2026 në krahasim mit të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë rritur për 3.2%.
Çmimet e shërbimeve të kateringut/hotelerisë në periudhën janar – korrik 2026 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur për 2.9%, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2025 rritja është 1.1%.
Çmimet në katering/hoteleri në korrik të vitit 2026, në krahasim me qershorin e vitit 2026, kanë shënuar rritje për 0.2% te ushqimet dhe për 5.6% te fjetjet.
Në grupet Pije alkoolike dhe Pije joalkoolike nuk janë shënuar ndryshime të çmimeve.
