Janeska: Ndoshta është ulur vala e shpërnguljes nga vendi

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shtator Zhurnal.mk – “Vala e shpërnguljes nga vendi ndoshta është ulur, por për një pasqyrë zyrtare do të duhet të presim të dhënat statistikore në fund të vitit.”

Këtë, ndër të tjera, e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janeska, në një intervistë për 4TV.

“Ekziston përshtypja, edhe pse të dhënat statistikore do t’i shohim në fund të vitit, se kjo valë është paksa e ulur”, tha Janeska.

Si një nga treguesit për atë se çfarë po ndodh me lëvizjen e nxënësve, ajo përmendi të dhënat që lidhen me tekstet shkollore që u dërgohen shkollave.

Janeska tha se një shkollë ka raportuar nëntë fëmijë të sapoardhur, ndërsa një tjetër ka raportuar 11 nxënës të cilët gjatë muajit janë shpërngulur në Maqedoni.

“Shpresoj se do të gjejmë një ekuilibër të qëndrueshëm dhe më në fund të ndalet shpërngulja e fëmijëve tanë”, deklaroi ministrja.

E pyetur se në cilat rajone vërehen këto lëvizje, Janeska tha se situata ndryshon, por se për momentin kryesojnë pjesët lindore të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër