Shterjova: Mickoski, Klekovski, Toshkovski duhet të japin përgjegjësi për helmimin në Gostivar

Nga D. V.
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – LSDM akuzon pushtetin për ndotjen e ujit në Gostivar. Sipas tyre duhet të ketë ppërgjegjësi dhe llogaridhënie dhe dorëheqje nga kryeministri, ministri Punëve të Brendshme, dhe ai i Shëndetësisë.

I gjithë qyteti i Gostivarit u helmua, mbi 4.000 persona u përballën me pasoja shëndetësore nga uji i ndotur. Mbi 50 vendbanime në Maqedoni janë helmuar nga uji i ndotur. Populli po e paguan me shëndetin e vet këtë çmim.
Dhe askush nga pushteti nuk jep përgjegjësi! Si është e mundur kjo?, deklaroi në konferencën e sotme për media Keti Shterjova nga LSDM.
Katër javë Mickoski dhe Klekovski po luajnë me shëndetin e banorëve të Gostivarit.
Dhe katër javë qytetarët e Gostivarit nuk kanë qasje në ujë të pastër.
Tani do të pritet deri më 20 gusht që të publikohen rezultatet e analizave të ujit për pije në Gostivar.
Deri atëherë qytetarët janë lënë të vetëm, në pasiguri dhe frikë për shëndetin e tyre. Në ankth se mos shfaqen sëmundje të reja, pasoja të reja për shëndetin e tyre.
Pretendonin se uji ishte “teknikisht i rregullt”, dhe këtë vetëm sepse Mickoski kishte thënë se ishte i rregullt. Jo analizat, por Mickoski.
Asnjëherë nuk u publikua raport, analizë e ujit dhe nënshkrim i atij që ka miratuar “ujin teknik”.
Ministri i Policisë – Toshkovski merrej me hiperkhlorim dhe u tha qytetarëve ta lëshojnë ujin të rrjedhë nga rubinetat.
Drejtori Stojançe Angelov konfirmoi se në ujë ka bakterie të rrezikshme.
Dhe ndërsa populli vuan, “tender patriotët” përfitojnë me marrëveshje biznesi prej 100.000 euro për ujë në Gostivar.
Nuk ka skandal më të madh, as papërgjegjësi më të madhe se një lojë e tillë me jetën e qytetarëve.
Kjo nuk është më vetëm krizë, kjo është katastrofë shëndetësore.
Kaos total dhe kolaps i institucioneve.
Dhe përgjegjësi duhet të ketë!
Mjaft heshti Prokuroria Publike. Duhet të reagojë menjëherë.
Mickoski, Klekovski, Toshkovski dhe të gjithë të përfshirët duhet të japin përgjegjësi!
Kjo është papërgjegjësi dhe rrezikim i qëllimshëm i shëndetit të qytetarëve. Kjo është helmim i qëllimshëm i popullit!, shtoi Shterjova.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër