Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës më 18 tetor

Nga D. V.
854 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi, nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026.

Pres nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Bërvenicës dhe të gjitha organet e angazhuara për zbatimin e këtij vendimi, ta zhvillojnë procesin zgjedhor me profesionalizëm, paanshmëri dhe në respekt të plotë të ligjit dhe procedurave.

U bëj thirrje të gjithë kandidatëve dhe subjekteve politike që fushatën ta zhvillojnë me dinjitet, duke garuar me programe, ide dhe vizion për zhvillimin e komunës, e jo me gjuhë përçarëse apo veprime që cenojnë besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

Qytetarët e Bërvenicës i ftoj që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike me përgjegjësi, duke kontribuar në një proces të qetë, të rregullt dhe kredibil që do e përcaktojë drejtimin e ardhshëm të komunës së tyre.

Jam i bindur se këto zgjedhje do të dëshmojnë pjekurinë demokratike të institucioneve dhe të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Gashit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër