Ministri Hoti godet rëndë Abdixhikun: Po dëshiron poste qeveritare për t’i zgjidhur problemet e brendshme

Nga Xh M
816 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 gusht Zhurnal.mk – Andin Hoti, ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka hedhur kritika në drejtim të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, rreth situatë aktuale politike.

Hoti, në postimin e tij, ka shkruar se Abdixhiku, përmes posteve institucionale po mundohet që t’i qetësojë problemet dhe apetitet e brendshme.

‘‘Ndërkaq LDK-ja, në vend që rezultatin zgjedhor ta lexojë siç është, po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme. Po kërkon që apetitet dhe problemet e veta të brendshme t’i qetësojë me pozita institucionale të cilat qytetari nuk ia ka dhënë me votë.

Jo!

Demokracia nuk funksionon kështu’’, ka shkruar Hoti,].

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër