Dr. Trajanovski: Pas helmimeve, radhën e kanë hepatitet nëse vazhdon kriza me ujin në Gostivar

Nga Xh M
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 7 gusht Zhurnal.mk – Mungesa e ujit të sigurt për pije në Gostivar, e cila tashmë zgjat prej katër javësh, përbën një kërcënim serioz për shëndetin publik, paralajmëron mjeku Aleksandar Trajanovski. Ai thekson se, përveç rasteve të regjistruara tashmë me të vjella, diarre dhe temperaturë të lartë trupore, vazhdimi i kësaj gjendjeje mund të çojë edhe në shfaqjen e hepatiteve virale, për shkak të pamundësisë së qytetarëve për të mbajtur higjienën personale në nivelin e duhur.

Sipas Trajanovskit, i cili është edhe nënkryetar i opozitës LSDM, kriza që ka nisur nga fundi i qershorit ka treguar papërgatitjen dhe mungesën e koordinimit të institucioneve. Ai vlerëson se shpallja e epidemisë duhej të ishte bërë më herët, me qëllim që të forcoheshin në kohë kapacitetet dhe të bëhej një vlerësim i gjendjes në terren.

Trajanovski i bëri thirrje Qeverisë që në mënyrë transparente t’i informojë qytetarët për rezultatet e analizave të ujit dhe shkaqet e ndotjes, duke vlerësuar se publiku nuk duhet të presë deri më 20 gusht për përgjigje. Sipas tij, në vend të përplasjeve politike, nevojiten masa të shpejta dhe konkrete për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër