Në Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Nga R.ZH
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 gusht, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata, ndërsa intensiteti i trafikut në akset jashtë zonave urbane është rritur.

Për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare Tabanoc pritet rreth 30 minuta për hyrje në vend. Ndërkohë, në pikën kufitare Bogorodicë, pritja për dalje nga vendi është gjithashtu rreth 30 minuta.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftojnë se në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, aktualisht nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u rekomandon drejtuesve të automjeteve që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, ta respektojnë sinjalistikën e komunikacionit dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe grykave malore, ku ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të gurëve.

Kujdes i veçantë rekomandohet në akset Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër