Mbi 1300 raste të dhunës në familje për gjashtë muaj, Mujku: Dënimet nuk mjaftojnë, nevojitet vetëdijesim

Nga Xh M
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 gusht Zhurnal.mk – Pavarësisht masave ligjore dhe mekanizmave të ngritur për mbrojtjen e viktimave, dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga sfidat më serioze shoqërore në Kosovë. Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë raportuar mbi 1 mijë e 300 raste.

“Në vitin 2025 janë raportuar 2815 raste të dhunës në familje, ndërsa në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë 1333 raste të raportuara”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, ekspertët vlerësojnë se megjithëse ka një rënie të lehtë të rasteve krahasuar me vitet e kaluara, fenomeni mbetet alarmues dhe kërkon më shumë angazhim në parandalim, edukim dhe mbështetje për familjet.

Eksperti i çështjeve sociale, Vebi Mujku, ka thënë se nëse vazhdon ky trend, numri i rasteve gjatë vitit 2026 pritet të jetë më i ulët se në vitin 2025.

Mujku ka theksuar se rastet e raportuara nuk paraqesin të gjithë përmasën e fenomenit, pasi sipas tij ekzistojnë edhe raste që nuk denoncohen.

Sipas tij, faktorët që ndikojnë në rastet e dhunës në familje janë të ndryshëm, ndërsa ndër më të shpeshtët përmendi rrjetet sociale, problemet ekonomike dhe përdorimin e substancave narkotike.

“Po faktorët janë të ndryshëm. Pothuajse secili rast i ka specifikat e veta. Mirëpo rrjetet sociale në njërën anë, problemet ekonomike brenda familjes, përdorimi i substancave narkotike pothuajse janë ndër faktorët kryesorë të cilët mbizotërojnë në rastet e dhunës në familje. Pa i përjashtuar edhe rastet e tjera sepse ne kemi edhe me personat me probleme të shëndetit mendor që nuk mund ta menaxhojnë vetveten, pastaj ka edhe probleme pronësore, ka edhe probleme brenda familjes. Pra po flasim edhe për mes fëmijëve dhe prindërve, jo vetëm mes bashkëshortëve, kështu që janë specifika të ndryshme dhe natyra të ndryshme të rasteve”, ka thënë ai.

Mujku ka shtuar se rreth tremijë raste të dhunës në familje brenda një viti duke iu referuar statistikave të Policisë janë shqetësuese për shoqërinë, ndërsa vlerësoi se masat e ndërmarra deri tani nuk kanë dhënë efektin e plotë.

“Po këto janë shumë shqetësuese, sepse një shoqëri si kjo e jona, të kemi diku rreth 3000 raste të dhunës në familje brenda vitit është shumë shqetësuese. Dhe ne edhe pse kemi marrë masa të ndryshme, kemi gjallëruar mekanizmat qoftë në nivelin lokal, qoftë në nivelin qendror, pastaj janë disa masa të tjera si vendosja e hallkave, ashpërsimi i dënimeve me Kodin Penal, ashpërsimi i dënimeve me ligje të ndryshme të cilat kanë ndikuar deri diku në zbutjen e këtyre rasteve, mirëpo prapë e shohim se nuk është efekti i arritur”, tha ai, për Ekonomia Online.

Ai kërkoi më shumë angazhim në parandalim dhe sensibilizim, duke nisur që nga institucionet arsimore.

“Mendojmë se ende duhet të bëhet një sensibilizim dhe ato qysh në masat e hershme, qysh prej shkollës fillore, shkollës mesme, në mënyrë që familjet ose çiftet e reja të jenë të përgatitura për hyrjen në martesë dhe për mosushtrim të dhunës në familje”, tha Mujku.

Sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë vetëm te ndëshkimi, por edhe te parandalimi dhe riintegrimi social i rasteve. Pavarësisht masave ligjore dhe mekanizmave të ngritur për mbrojtjen e viktimave, dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga sfidat më serioze shoqërore në Kosovë.

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë raportuar mbi 1 mijë e 300 raste.

“Në vitin 2025 janë raportuar 2815 raste të dhunës në familje, ndërsa në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë 1333 raste të raportuara”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, ekspertët vlerësojnë se megjithëse ka një rënie të lehtë të rasteve krahasuar me vitet e kaluara, fenomeni mbetet alarmues dhe kërkon më shumë angazhim në parandalim, edukim dhe mbështetje për familjet.

Eksperti i çështjeve sociale, Vebi Mujku, ka thënë se nëse vazhdon ky trend, numri i rasteve gjatë vitit 2026 pritet të jetë më i ulët se në vitin 2025.

Mujku ka theksuar se rastet e raportuara nuk paraqesin të gjithë përmasën e fenomenit, pasi sipas tij ekzistojnë edhe raste që nuk denoncohen.

Sipas tij, faktorët që ndikojnë në rastet e dhunës në familje janë të ndryshëm, ndërsa ndër më të shpeshtët përmendi rrjetet sociale, problemet ekonomike dhe përdorimin e substancave narkotike.

“Po faktorët janë të ndryshëm. Pothuajse secili rast i ka specifikat e veta. Mirëpo rrjetet sociale në njërën anë, problemet ekonomike brenda familjes, përdorimi i substancave narkotike pothuajse janë ndër faktorët kryesorë të cilët mbizotërojnë në rastet e dhunës në familje. Pa i përjashtuar edhe rastet e tjera sepse ne kemi edhe me personat me probleme të shëndetit mendor që nuk mund ta menaxhojnë vetveten, pastaj ka edhe probleme pronësore, ka edhe probleme brenda familjes. Pra po flasim edhe për mes fëmijëve dhe prindërve, jo vetëm mes bashkëshortëve, kështu që janë specifika të ndryshme dhe natyra të ndryshme të rasteve”, ka thënë ai.

Mujku ka shtuar se rreth tremijë raste të dhunës në familje brenda një viti duke iu referuar statistikave të Policisë janë shqetësuese për shoqërinë, ndërsa vlerësoi se masat e ndërmarra deri tani nuk kanë dhënë efektin e plotë.

“Po këto janë shumë shqetësuese, sepse një shoqëri si kjo e jona, të kemi diku rreth 3000 raste të dhunës në familje brenda vitit është shumë shqetësuese. Dhe ne edhe pse kemi marrë masa të ndryshme, kemi gjallëruar mekanizmat qoftë në nivelin lokal, qoftë në nivelin qendror, pastaj janë disa masa të tjera si vendosja e hallkave, ashpërsimi i dënimeve me Kodin Penal, ashpërsimi i dënimeve me ligje të ndryshme të cilat kanë ndikuar deri diku në zbutjen e këtyre rasteve, mirëpo prapë e shohim se nuk është efekti i arritur”, tha ai, për Ekonomia Online.

Ai kërkoi më shumë angazhim në parandalim dhe sensibilizim, duke nisur që nga institucionet arsimore.

“Mendojmë se ende duhet të bëhet një sensibilizim dhe ato qysh në masat e hershme, qysh prej shkollës fillore, shkollës mesme, në mënyrë që familjet ose çiftet e reja të jenë të përgatitura për hyrjen në martesë dhe për mosushtrim të dhunës në familje”, tha Mujku.

Sipas tij, fokusi nuk duhet të jetë vetëm te ndëshkimi, por edhe te parandalimi dhe riintegrimi social i rasteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër