Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit e Hereqit, sakrifica e tyre është themeli i lirisë

Nga Xh M
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gllogjan, 9 gusht Zhurnal.mk – Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e kombit Sokol Sejfijaj, Din Alijaj, Muhamet Zenunaj dhe Asllan Rexhepaj, të rënë më 10 gusht 1998 në Gllogjan e Hereq.

Haradinaj, përmes një postimi, tha se gushti i vitit 1998 ishte një periudhë e luftimeve të ashpra me forcat serbe, ku humbën jetën edhe disa prej bashkëluftëtarëve më të zotë.

Postimi i plotë:

U bashkuam sot në Gllogjan e Hereq në nderim të dëshmorëve të kombit Sokol Sejfijaj, Din Alijaj, Muhamet Zenunaj dhe Asllan Rexhepaj, të rënë më 10 gusht 1998 në altarin e lirisë.

Gushti i vitit 1998 ishte periudhë e luftimeve të ashpra me ushtrinë gjenocidale serbe. Humbëm disa nga bashkëluftëtarët më të zotë, por nuk u thyem. Vazhduam luftën deri në çlirimin e Atdheut.

Derisa nderojmë dëshmorët e luftës sonë çlirimtare, kujtojmë se sa e shtrenjtë është liria që e gëzojmë sot. Ishte lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NATO-n e udhëhequr nga Amerika. Falë sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së dhe brezave që kontribuuan ndër vite për Atdheun sot ne gëzojmë shtetin e pavarur.

I përjetshëm kujtimi për dëshmorët dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër