Prishtinë, 10 gusht Zhurnal.mk – “Siguria, qëndrueshmëria dhe kërcënimet hibride” është tema e sesionit të parë të Konferencës së IX-të të Ambasadorëve, e cila ka nisur punimet.
Në këtë sesion po trajtohen sfidat aktuale të sigurisë, kërcënimet hibride dhe rëndësia e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë tyre.
Në kuadër të sesionit ka pasur prezantim Petrit Ajeti, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili po diskuton zhvillimet dhe sfidat aktuale në fushën e sigurisë.
“Siguria, Qëndrueshmëria dhe Kërcënimet Hibride” është tema e sesionit të parë, i cili hap punimet e Konferencës së IX-të të Ambasadorëve. Në një prezantim të veçantë nga z. Petrit Ajeti, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, po trajtohen sfidat aktuale të sigurisë, kërcënimet hibride dhe rëndësia e forcimit të qëndrueshmërisë institucionale dhe shoqërore përballë tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
