Qendrat shëndetësore verore, 6229 vizita gjatë javës së parë të gushtit

Nga D. V.
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 gusht, Zhurnal.mk – Qendrat shëndetësore verore vijojnë pa ndërprerje ofrimin e shërbimeve për pushuesit vendas dhe të huaj në të gjitha zonat turistike të vendit.

Gjatë periudhës 3-9 gusht 2026, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bën me dije se janë kryer gjithsej 6229 vizita, ndërsa 10% e tyre u përkasin pushuesve të huaj.

Sipas të dhënave të raportit javor, diagnozat më të shpeshta të evidentuara gjatë kësaj periudhe kanë qenë gastroenteritet, hipertensioni arterial, si dhe rastet e pickimeve dhe reaksioneve alergjike.

Fluksi më i lartë i vizitave është regjistruar në qendrat shëndetësore verore në Pogradec, Shëngjin dhe Orikum, zona që vijojnë të presin një numër të konsiderueshëm pushuesish gjatë sezonit turistik.

Qendrat shëndetësore verore vijojnë punën me staf të dedikuar dhe orar të zgjatur, duke garantuar akses në kujdesin shëndetësor për qytetarët dhe turistët dhe ndërhyrje në kohë sipas nevojave të tyre.

Shërbimi shëndetësor në zonat turistike vijon të jetë pjesë e masave për garantimin e një sezoni veror të sigurt dhe të qetë për pushuesit vendas dhe të huaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër