Prishtinë, 13 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri ka publikuar një fotografi në profilin e tij në rrjeitn social Facebook, ku edhe ka treguar se deputetët e kësaj aprtie gjinden para objektit të Qeverisë.
Ai, ka thënë se janë aty për t’ia përkujtuar pushtetit se Kosova nuk është pronë e një partie politike.
Postimi i tij i plotë:
Mirëmëngjesi nga oborri i Qeverisë së Kosovës!
Jemi këtu për t’ia përkujtuar këtij pushteti se Kosova nuk është pronë e një partie politike dhe se Kushtetuta nuk është leckë për t’u shkelur sipas interesave politike.
