VLEN: Humbje e madhe për median shqiptare, ngushëllime për familjen Hajredini

Nga R.ZH
971 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 gusht, Zhurnal.mk – Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Lirim Hajredinit, drejtorit të televizionit nacional Alsat.

Në këto momente të dhimbshme, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajredini, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij, si dhe për të gjithë stafin e Alsatit.

Lirimi ishte një figurë e rëndësishme e medias në vend dhe la gjurmë në zhvillimin e gazetarisë dhe të hapësirës mediatike. Përkushtimi dhe kontributi i tij profesional do të mbeten pjesë e kujtesës së të gjithë atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të.

Humbja e tij është dhimbje për familjen, por edhe një humbje e madhe për komunitetin mediatik dhe shoqërinë tonë.

Në këto çaste të vështira, jemi pranë familjes dhe kolegëve të tij, duke ndarë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Lirim Hajredinin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër