Temperaturat deri në 33°C, pasdite reshje dhe bubullima në disa pjesë të vendit

Nga Xh M
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 gusht Zhurnal.mk – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga 28 deri në 33 gradë Celsius.

Gjatë pasdites, veçanërisht në pjesët juglindore të vendit, priten kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga jugu.

Nesër, moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe do të lëvizin nga 30 deri në 37 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër