Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve

Nga Xh M
1,126 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zubin Potok, 15 gusht Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po kryhen gërmime me dyshimin për varrezë masive janë gjetur mbetje eshtërore të tre individëve.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Krime lufte kundër popullatës civile… fshati Kalludër, Zubin Potok / 19.04.1999 – NN. Më datën 14.08.2026 njësitë përkatëse policore kanë gjetur mbetjet eshtërore të tre individëve, të cilat sipas ekspertit mjeko-ligjor janë me prejardhje njerëzore dhe janë me interes forenzik”, thuhet në raport.

Mbetjet eshtërore dyshohet që janë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër