Editorial / Çfarë po ndodh me kërkesat për nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut nga ana e turqve!

Nga R.ZH
1,027 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Viteve të fundit ka një vërshim të qytetarëve nga Turqia që kërkojnë të pajisen me pasaportën e Maqedonisë së Veriut. Edhe pse nuk është numri i saktë, konsiderohet se ka mbi 12 mijë aplikues që ende presin përgjigje. Shumica e aplikantëve janë me rrënjë nga nga Maqedonia e Veriut, por ka shumë prej tyre që janë martuar këtu, kanë studiuar, kanë gjetur punë, kanë biznese dhe plot forma të tjera. Hyrja pa viza në shtetet e BE-së e bën edhe më atraktive pasaportën e Maqedonisë së Veriut, por përgjitha për ta siguruar një të tillë është tepër e vështirë. Aplikantët presin me vite dhe ende nuk kanë as vendim pozitiv e as negativ, shkruan “Zhurnal.mk”.

Pse turqit kërkojnë pasaporta nga Maqedonia e Veriut!

Përveç personave që kërkojnë shtetësi të Maqedonisë së Veriut për shkak të martesës me një shtetase të Maqedonisë së Veriut, në bazë të origjinës nga vendi ynë në katër vitet e fundit shtetësi kanë kërkuar mbi 12 mijë qytetarë turq.

Interesi i qytetarëve turq për qëndrim në vendin tonë vihet re për çdo ditë, duke filluar nga numri i madh i dyqaneve që ofrojnë ushqim tradicional turk e deri tek të rinjtë që shëtisin nëpër qendrën e Shkupit.

Motiv për rritjen e kërkesës për shtetësi të Maqedonisë së Veriut nga qytetarët e Turqisë mund të jetë biznesi, punësimi ose arsimi. Interesi i shtuar shihet më së shumti në biznes, sidomos në ndërtimtari, hotelieri e turizëm, ku numri më i madh ndërtohen nga kompanitë nga Turqia.

Konsiderohet se numri i kompanive të regjistruara me kapital turk nga personat juridikë dhe fizikë është mbi 5 mijë kompani, shkruan “Zhurnal.mk”.

Grumbullohen shumë para nga aplikim për pasaporta

Të huajt që jetojnë ligjërisht në Maqedoninë e Veriut Për të marrë një pasaportë të rregullt, më parë duhet të fitojë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

Taksa e përgjithshme qeveritare për aplikimin dhe marrjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut kushton rreth 100 euro (20 euro tarifa e aplikimit dhe 80 euro për vendimin e shtetësisë).
Pasi të fitohet shtetësia, çmimi i formularit të pasaportës biometrike në procedurë të rregullt është 1.500 denarë (për moshat deri në 27 vjeç) ose 2.000 denarë (për moshat mbi 27 vjeç), plus taksa administrative prej 300 denarësh.

Ndërkaq, nëse aplikohjet me procedura urgjente, aplikuesi duhet të paguajë 6.100 denarë për formularin e pasaportës, plus taksën administrative. Edhe pse këta persona kanë paguar taksat dhe të gjitha shpenzimet për shërbimet e pasaportës dhe nënshtetësisë, me vite presin një përgjigje nga institucionet përgjegjëse, shkruan “Zhurnal.mk”.

Vendimi për pasaporta është politik!

Të gjithë ata persona të cilët bëhen shtetas të Maqedonisë së Veriut, varësisht nga vendet ku vijnë e rrisin numrin e popullatës së asaj përkatësie etnike në vendin tonë. Në këtë rast, me rritjen e interesit për shtetësi në vend vërehet edhe rritje e kapitalit turk, përkatësisht kompanive të hapura nga pronarë turq.

Arsyeja për rritjen e numrit të kërkuesve të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me ndryshimet e fundit ligjore të vitit 2021.

Në kuptimin e këtij ligji emigrant konsiderohet shtetasi i Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili është shpërngulur nga Republika e Maqedonisë së Veriut në një shtet tjetër, pa dallim të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës kombëtare dhe sociale, bindjeve politike dhe fetare, gjendjes pasurore dhe shoqërore.

Sipas regjistrimit të vitit 2021, i cili është bërë në periudhën kur hynë në fuqi ndryshimet e këtij ligji, në Maqedoninë e Veriut 3,9 përqind e qytetarëve janë të përkatësisë etnike turke. Të dhënat tregojnë se nga 83 mijë turq etnikë në vend jetojnë pothuajse 71 mijë, ndërsa 12 mijë të tjerët janë popullatë jorezidente.

Nëse marrin nënshtetësi mbi 10 mijë familje, kjo nënkupton se numri i përgjithshëm që në të ardhmen do të kenë nënshtetësi është mbi 40 mijë persona. Sepse nëse e merr nënshtetësinë njëri bashkëshort, pastaj kanë të drejtë ta marrë nënshtetësinë edhe bashkëshorti tjetër, fëmijët e tyre e kështu me rradhë. Kjo shifër e frikëson skenën politike, sepse këta persona do të kënë të drejtë të votojnë dhe me këtë do të rritet edhe numri i deputetëve turq në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, qeveria është para një sfide dhe dileme të madhe, shkruan “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër