Bogovinë, sulmon fizikisht nusen e vëllait

Nga Xh M
1,177 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 16 gusht Zhurnal.mk – Më 15.08.2026 në orën 16:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria personin J.N. (45) nga fshati Bogovinë, pasi po atë ditë, në oborrin e shtëpisë familjare në fshatin Bogovinë, ka sulmuar fizikisht nusen e vëllait 34-vjeçare, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër