Angellov: Zjarrfikësit e Velesit kanë mbrojtur dy fshatra nga zjarri

Nga D. V.
760 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Për momentin aktiv është zjarri, i cili nga Velesi kaloi në Zelenikovë. Falë zjarrfikësve të Velesit të cilët dukshëm e ulën dhe mbrojtën dy fshatra të rrezikuar. Në Makedonski Brod zjarri dukshëm është ulur. Kemi zjarr në territorin e komunës së Studeniçanit fshati Gaber, por ai është larg dhe nuk rrezikon asnjë fshat, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, duke dhënë pasqyrë të mesditës për gjendjen me zjarret në vend.

Karakteristike për të gjitha zjarret, theksoi ai, është që askund nuk digjet pylli me pisha cilësor ose lloj tjetër i pyllit.

“Për momentin nuk ka fshatra të rrezikuar. Deponia në Kratovë plotësisht është bllokuar dhe nuk paraqet rrezik për ndotjen e ajrit. Gjatë ditës së djeshme patëm 29 zjarre në ambient të hapur. Falë reagimit të shpejtë, ndërsa ndonjëherë edhe luftës shumë orëshe të zjarrfikësve me zjarret 23 prej tyre u shuan gjatë ditës së djeshme dhe në orët e natës, ndërsa gjashtë ende janë aktive këtë mëngjes”, tha Angelov.

Ai kujtoi se mbrëmë kishte dramë të vërtetë në fshatin Çanishte në distancë prej 30 km nga Prilepi.

“Zjarri hyri mes shtëpive të fshatit, por sipas informatave që i mora derisa isha në fshat nuk është djegur asnjë shtëpi ku jetojnë banorët tjerë të fshatit. Të gjithë banorët e fshatit natën e kaluan në shtëpitë e tyre. Janë djegur disa shtëpi të vjetra dhe të braktisura, ndoshta disa prej tyre janë shfrytëzuar për qëndrim të pronarëve të tyre”, tha Angelov.

Ai theksoi se sot këtë zjarr do ta vënë nën kontroll të plot..

“Situatën e dytë e patëm mbrëmë me zjarrin në territorin e komunës së Jegunovcit e cila depërtoi në fshatin Tudence dhe e dogji manastirin e afërt. Dërgova disa ekipe në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe atë nga vullnetarë nga Gostivari, nga shoqata e vullnetarëve “Çair” nga Shkupi dhe nga një shoqatë nga Tetova”, theksoi Angellov dhe njëherit apeloi te qytetarët të jenë të kujdesshëm sepse vetëm një shkëndijë mjafton për një katastrofë të vërtetë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër