Bessent: SHBA kërkon izolimin ekonomik më të madh në histori ndaj Iranit

Nga D V
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 21 gusht, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara të Amerikës  po përgatiten të rrisin në mënyrë drastike presionin ekonomik ndaj Iranit, ndërsa sekretari i Thesarit Scott Bessent u ka bërë thirrje aleatëve të Uashingtonit të zgjedhin nëse do t’i bashkohen fushatës amerikane kundër Teheranit.

“Ju ose jeni me ne ose kundër nesh”, deklaroi Bessent në një intervistë për CNBC, duke thënë se SHBA-ja synon të krijojë “izolimin ekonomik më të madh të koordinuar në historinë e botës” ndaj Iranit.

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar ndërkohë një përshkallëzim të madh të presionit ekonomik dhe ka kërcënuar me pasoja të rënda vendet që vazhdojnë të mbështesin ose të bëjnë tregti me Teheranin.

Detajet e masave të reja pritet të bëhen publike nga Bessent në një konferencë për shtyp të hënën.

Sipas tij, objektivi është të ushtrohet presion maksimal mbi ekonominë iraniane dhe të dobësohet regjimi në Teheran.

Në qendër të vëmendjes është edhe Kina, blerësja kryesore e naftës iraniane.

Bessent tha se disa biseda me Pekinin është më mirë të zhvillohen privatisht, por i bëri thirrje Kinës “t’i bashkohet programit”.

Masat e reja mund të prekin jo vetëm Iranin, por edhe kompani dhe vende të huaja që vazhdojnë marrëdhëniet ekonomike me të.

Megjithatë, sekretari amerikan i Thesarit tha se për momentin nuk pret një përshkallëzim të madh të luftimeve, duke argumentuar se fokusi i ri i Uashingtonit është te presioni ekonomik.

Administrata Trump synon kështu të përdorë kombinimin e bllokadës dhe sanksioneve për ta detyruar Teheranin të ndryshojë kurs.

Irani e ka dënuar politikën amerikane të sanksioneve, ndërsa përshkallëzimi i presionit ndaj vendeve që tregtojnë me Teheranin rrit rrezikun e një përplasjeje më të gjerë ekonomike, veçanërisht me Kinën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër