Policia kroate konfirmon arrestimin e kosovarit të kërkuar me fletarrest nga Serbia

Nga D V
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Policia kroate ka konfirmuar për Klankosova.tv se një shtetas 48-vjeçar nga Kosova është arrestuar më 7 gusht në pikën kufitare Karasoviqi, në kufirin mes Kroacisë dhe Malit të Zi, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-kërkim ndërkombëtar për veprën penale të krimeve të luftës.

Ndonëse, policia kroate nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarit.

Sipas raportimeve të mediave kroate, bëhet fjalë për B.B., nga Nerodimja e Poshtme e Ferizajt, i cili kërkohej nga Interpoli në Beograd, me kërkesë të Serbisë.

Ai është ndaluar teksa po hynte në Kroaci përmes pikës kufitare Karasoviqi, ndërsa më pas i është dorëzuar juridiksionit të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik.

“Policia kroate mund të konfirmojë vetëm se më 7 gusht të këtij viti, një shtetas 48-vjeçar i Kosovës iu afrua kontrollit kufitar të hyrjes në MCGP Karasoviqi dhe u arrestua në bazë të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar për veprën penale të krimeve të luftës. Personi iu dorëzua juridiksionit të Gjykatës së Qarkut të Dubrovnikut”, thuhet në përgjigjen e Policisë kroate për Klanin.

Ndaj 48-vjeçarit ishte lëshuar një fletarrest ndërkombëtar nga Serbia, nën pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës.

Policia kroate, megjithatë, nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin apo akuzat konkrete ndaj tij.

Nënkryetari i OVL UÇK-së Gazmend Syla, deklaroi të mërkurën për Klankosova.tv se bazuar në informacionet fillestare, B.B nuk gjendet në listat e veteranëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër