Vrasja e turistit portugez në Ksamil, S.V dhe 10 të arrestuarit e tjerë dalin para gjykatës

Nga D V
858 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 gusht, Zhurnal.mk – S.V dhe 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Sarandës.

Të arrestuarit do të njihen me masat e sigurisë të kërkuara nga Prokuroria, në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë që tronditi Ksamilin dhe mbarë opinionin publik.

20-vjeçari, i cili po kalonte pushimet në Ksamil, humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së martës, pas një përleshjeje të dyshuar me mjete prerëse.

Policia ka arrestuar 11 persona në lidhje me vrasjen e të riut portugez. I dyshuari kryesor për goditjen me thikë është një 29-vjeçar, Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, i cili ka precedentë penalë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra të lidhura me trafikun e drogës, mbajtjen e armëve dhe drejtimin e rrezikshëm të automjetit. /A2cnn.al/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër