Në seancën e ardhshme të qeverisë të martën do të merret vendim për formimin e shportës shkollore për këtë vit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
„Në seancën e ardhshme të qeverisë të martën do të marrim vendim për formimin e shportës shkollore. Mendoj se në kuadër të mundësive gjithçka do të jetë atraktive për prindërit dhe nxënësit,“ tha Mickoski gjatë vizitës në Prilep.
Masat, njësoj si vitin e kaluar, do të përfshijnë materialet bazë shkollore që zakonisht blihen para fillimit të vitit shkollor, ndër të cilat çanta, fletore, lapsa, goma, vizore, ngjitëse, markera, blloqe, si dhe materiale për art figurativ dhe edukatë teknike.
Me këtë masë qeveritare pritet të ulet barra financiare për familjet në periudhën para fillimit të vitit shkollor, kur shpenzimet për pajisjen e nxënësve tradicionalisht rriten.
