Tregu i veturave zhvendoset në Bërnicë të Poshtme, hapësira do të ketë katër funksione

Nga D V
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 gusht, Zhurnal.mk – Nga zona industriale në drejtim të Fushë Kosovës, tregu i veturave pritet të zhvendoset në Bërnicë të Poshtme, ku hapësira e re do të shërbejë edhe për disa funksione të tjera të kryeqytetit.

Hapësira u përurua të martën si projekt i realizuar nga Drejtoria e Investimeve Kapitale e Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se krahas tregut të veturave, aty do të organizohet përkohësisht edhe tregu i druve, ndërsa në këtë zonë do të zhvendoset edhe poligoni i auto-shkollave.

Rama bëri të ditur se hapësira do të shfrytëzohet edhe si “Park and Ride”, gjatë ditëve kur nuk zhvillohet tregu, duke u mundësuar qytetarëve që vijnë nga zona dhe fshatrat përreth të parkojnë automjetet dhe të vazhdojnë udhëtimin me transportin urban.

“Janë këto katër elemente të cilat me këtë hapësirë këtu na i lehtësojnë proceset në kryeqytet”, tha Rama.

Menaxhimi i hapësirës do të bëhet nga kompania publike “Gjelbër”. /Kp/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër