Tre vatra zjarri aktive, katër janë nën kontroll

Nga D V
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 gusht, Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit, janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 24 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarre aktive ka në komunat Studeniçan dhe Zelenikovë – pranë fshatrave Moranë, Vërtekicë dhe Ramni Gaber me degëzim drejt Paligradit dhe Vrazhale – komuna Zelenikovë, në komunat Gostivar dhe Makedonski Brod – pranë fshatit Tërnovë drejt fshatrave Bitovë dhe Zagrad dhe në komunën Çashkë – mbi fshatin Nezhilovë.

Zjarret janë nën kontroll pranë fshatit Tajmishte të Kumanovës, në komunën Makeodnski Brod midis rezervatit “Jasen” dhe fshatit Breznicë, në deponinë e qytetit “Melci” në Kavadar dhe në deponinë në Delçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër