Lladrovci e Ahmeti i shkojnë në takim Ramës – Bulliqi, Prebreza e Thaçi mungojnë

Nga D V
544 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar në takim kryetarët e komunave të Lipjanit, Podujevës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit, për të diskutuar situatën aktuale me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.

Në fokus të takimit do të jenë sfidat aktuale në menaxhimin e mbeturinave, koordinimi ndërmjet komunave dhe mundësitë për bashkëpunim për përmirësimin e shërbimeve.

Në takim pritet të marrin pjesë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa, kryetari Podujevës, ai i Fushë Kosovës dhe Obiliqit nuk i janë përgjigjur ftesës.

Telegrafi do të raportojë në lidhje me këtë takim, derisa është paralajmëruar edhe një konferencë pas diskutimit mes kryetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër