Shkup, 28 gusht, Zhurnal.mk – Policia e arrestoi kanadezin 37-vjeçar, pasi tek ai gjeti një objekt arkeologjik. Artefakti u sekuestrua, ndërsa ndaj tij është paralajmëruar kallëzim përkatës.
Një shtetas i Kanadasë u ndalua në mesnatë në qendër të Kumanovës, pasi policia tek ai gjeti një objekt arkeologjik.
Policët e gjetën 37-vjeçarin J.A.S. rreth orës 00:30 në rrugën “Done Bozhinov”. Gjatë ndërhyrjes, tek ai u gjet një artefakt, të cilin policia e sekuestroi.
Nga Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, njoftuan se rasti do të procesohet më tej. Më pas, ndaj kanadezit do të paraqitet kallëzim përkatës.
