Gjimnazi i Tetovës po bëhet me terrene të reja sportive

Nga Xh M
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 30 gusht Zhurnal.mk – Premtimi për krijimin e kushteve më të mira sportive për nxënësit e Tetovës po shndërrohet në realitet. Në hapësirat e Gjimnazit të Tetovës kanë nisur punimet për ndërtimin e terreneve multifunksionale sportive, njofton gjurme.info.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një publikimi ka bërë të ditur se punimet kanë filluar shumë shpejt pas paralajmërimit të projektit. Ai ka theksuar se investimi synon t’u ofrojë nxënësve dhe të rinjve hapësira më moderne për sport dhe rekreacion.

“Dje premtim, sot punë, shumë shpejt e realizuar! Me këto pamje nga Gjimnazi i Tetovës, ku tashmë kanë filluar punimet te fusha e shkollës për ndërtimin e terreneve multifunksionale sportive, po krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe të rinjtë tanë.”

Kasami ka nënvizuar se investimet në infrastrukturën sportive janë pjesë e angazhimeve për përmirësimin e kushteve për të rinjtë, duke paralajmëruar vazhdimin e punëve konkrete në Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër