Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – Të mos jetë kjo edhe një bllof dhe gënjeshtër standarde e Mucunskit për qetësimin e opinionit, pyesin nga SDSM.
“Pas paralajmërimeve të televizioneve maqedonase dhe reagimeve të SDSM u njoftua se Policia Financiare ka hapur lëndë, ndërsa AVMU e ka ndalur procedurën. Por, çfarë po ndodh që atëherë? A po hetojnë vërtet institucionet? Deri ku është lënda? Çfarë është konstatuar deri tani?
Ose Mucunski vetëm po blen kohë derisa opinioni të harrojë.”
SDSM, theksojnë nga partia, e ndjek me kujdes rastin. Nuk do të lejojmë, thonë prej atje, mashtrime dhe mbyllje të lëndës në sirtar.
“Me muaj SDSM paralajmëron se Mucunski, sipas recetës së Vuçiçit, po përpiqet të vendosë kontroll mediatik edhe në Maqedoni.
Përmes Euronews dhe Alo, makineria mediatike serbe po hyn në vend në mënyrë për të cilën u hapën dyshime serioze se po anashkalohen ligjet maqedonase.
Të ngarkuarit për propagandë janë tashmë gati, Shefi Latas dhe Ivona Taleska.
Kur nuk ka rezultate, kur nuk ka para në Buxhet, nuk ka jetë më të mirë, ndërsa perspektiva evropiane bllokohet, pushtetit i duhet propagandë.
Të mos ketë kritikë. Të mos ketë pyetje të pakëndshme. Të mos ketë përgjegjësi.
Të ketë vetëm propagandë dhe kontroll.”
SDSM thekson se gjithmonë është luftuar për shoqëri demokratike, media të lira dhe liri të fjalës.
“Japim mbështetje të plotë për mediat e pavarura dhe gazetarët në Maqedoni.
Ne tashmë një herë u vumë në luftë kundër errësirës mediatike, në vitin 2015.
Nuk do të lejojmë që Maqedonia të kthehet përsëri në kohën e Gruevskit.”
