Mickoski: Në Shkollën e Mesme të Policisë do të ketë paralele në gjuhën shqipe nëse plotësohen kushtet

Nga D V
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski siguroi që në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” do të ketë paralele në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera.

“Po, po, absolutisht, nuk ka asnjë problem këtu. Natyrisht, nëse plotësohen kushtet, këtë vit do të ketë paralele ku mësimet do të ndiqen në shqip. Nuk duhet të ketë asnjë sfidë për asnjë nga nxënësit e regjistruar, as për prindërit e tyre”, siguroi Mickoski.

Mickoski tha se interesi për këtë shkollë ka qenë i ulët, ndërsa theksoi se qeveria ka ulur kriteret.

“Nga gati 453 nxënës të regjistruar në shkollën e mesme, 41 në filtrin e parë janë me origjinë etnike jo-maqedonase. Pra, interesi është i ulët. Kjo nuk ka të bëjë me asnjë lloj segregacioni etnik.

Ata që kanë kaluar filtrin bazë të parë, cili është? Duhej të kishin sjellje shembullore, të mos mungonin në orë, sepse këto janë standarde të NATO-s.

Në fund të fundit, ne duam NATO-n, ne duam BE-në, kështu që duhet të ndjekim standardet. Vetëm ata me sjellje shembullore kalojnë në raundin e dytë.

Dhe duhej të kishte një kufi prej 200 nxënësish të shkollës së mesme. Qeveria ka vendosur të pranojë të gjithë ata që kaluan filtrin e parë, që është sjellja shembullore, t’i pranojë”, tha Mikcoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër