QMK: Gjashtë zjarre aktive, 30 janë shuar

Nga D V
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se deri në orën 7:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 41 zjarre në ambiente të hapura në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas QMK-së, 6 zjarre janë ende aktive, 5 janë nën kontroll, ndërsa 30 janë shuar.

Zjarret aktive janë regjistruar në këto komuna: Shtip, Strugë, Saraj, Studeniçan, Gjorçe Petrov dhe Kërçovë.

Zjarret që janë nën kontroll janë në komunat: Makedonski Brod, Zelenikovë dhe Delçevë.

Ndërkohë, zjarre të shuar janë regjistruar në komunat: Veles, Çashkë, Demir Kapi, Novo Sellë, Strumicë, Vallandovë, Bogovinë, Jegunovcë, Gostivar, Prilep, Dolnen, Vinicë, Saraj, Haraçinë, Çuçer-Sandevë, Studeniçan, Shuto Orizarë, Mogillë, Likovë, Rankovcë, Kumanovë, Staro Nagoriçan dhe Strugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër