Tatimet: 10 milionë euro kompensime për fermerët përmes autofaturës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Fermerët kanë vijuar të përdorin skemën e kompensimit përmes autofaturës, me mbi 4 mijë aplikime të kryera online gjatë dy muajve të fundit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga 1 korriku deri më 31 gusht 2026 janë paraqitur gjithsej 4 104 aplikime për kompensim. Prej tyre, 2 906 aplikime janë miratuar, ndërsa 1 016 janë ende në proces shqyrtimi.

Vlera e kompensimit, në masën 10%, arrin në rreth 10 milionë euro, duke përfaqësuar shumën totale të përfitimeve të parashikuara nga aplikimet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u rikujton fermerëve se procedura e aplikimit kryhet online përmes e-Filing, duke mundësuar aksesimin e kompensimit nëpërmjet një procedure të digjitalizuar.

Skema e autofaturës synon të thjeshtojë procedurat për fermerët dhe të lehtësojë përfitimin e kompensimit të parashikuar për produktet bujqësore.

artikuj të ndërlidhura