Kurti: Dogana e Kosovës arkëtoi 1.347 miliardë euro të hyra, 6% më shumë se vitin e kaluar

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dogana e Kosovës ka arkëtuar deri tani 1 miliard e 347 milionë euro të hyra, apo 6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kurti ka deklaruar se nga viti 2021 deri në vitin 2025, rritja mesatare e të hyrave doganore ka tejkaluar gati trefish normën e rritjes ekonomike. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar gjithsej 8 miliardë e 380 milionë euro.

Ai ka veçuar edhe reformat e ndërmarra për lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve, përfshirë përmbylljen e shtetëzimit të terminaleve doganore dhe deklarimin e mallrave para arritjes, masë e cila, sipas tij, ka ulur kohën e procesimit me rreth 70 për qind.

Krahas rritjes së efikasitetit në mbledhjen e të hyrave, Kurti ka thënë se Dogana ka forcuar kontrollet kufitare dhe përdorimin e teknologjisë. Sipas tij, funksionalizimi i skanerit në Merdarë ka rritur kapacitetet për identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme.

Në kuadër të modernizimit, Kurti ka përmendur edhe projektet strategjike që janë në zhvillim, përfshirë Dritaren e Vetme Kombëtare, Tranzitin e Përbashkët, automatizimin e mëtejmë të proceseve dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të Doganës së Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër