Trafiku i shtuar në rrugë, pritje rreth 45 minuta në Bogorodicë

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shtator Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe kryesisht në kushte të rrugëve të thata, njofton LAMM.

Intensiteti i trafikut është rritur në rrugët jashtë zonave urbane, ndërsa pritje më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë. Sipas LAMM-it, për dalje nga vendi aktualisht pritet rreth 45 minuta.

Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk janë regjistruar vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM u rekomandon drejtuesve të automjeteve të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të drejtojnë me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë rrjedhave të lumenjve dhe në gryka, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.

Vëmendje e shtuar u rekomandohet drejtuesve në segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër