Isen Shabani dhe Valbon Limani në VLEN? Kasami: Ka bisedime, në ditët në vijim do ketë veprime konkrete

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Tetovës, dhe njëri nga bashkëkryetarët e partisë VLEN, Bilall Kasami, i pyetur nëse ka bisedime për kalim në VLEN të kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani dhe të Gostivarit, Valbon Limani, tha se ka bisedime, duke mos përmendur megjithatë emra. Ai ka shtuar se në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete.

“Sigurisht që në skenën politike në përgjithësi ka zhvillime të tilla, ka lëvizje të tilla, veçanërisht këtu te ne ku e dimë se opozita është e përçarë dhe ka pakënaqësi mes shumë strukturave opozitare dhe në këtë drejtim janë bisedimet të cilat po zhvillohen dhe besoj se në ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete”, ka deklaruar Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër