Kërçovë, 6 shtator Zhurnal.mk – Kolektori për filtrimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në Kërçovë shpesh ndodh që nuk është në funksion dhe si pasoj e kësaj ujërat e zeza të pa përpunuara derdhen në Lumin e Zajazit që është edhe dega kryesore e Lumit Treska. Kjo situatë që po shihni në pamje është konstatuar dje rreth mesditës, dhe është vërejtur gjatë një kontrolli rutinë nga Shoqata e Peshkatarëve Sportivë „Hanter Fish“ – Kërçovë.
“Unë e kam paraqitur rastin edhe në inspektoratin e ambientit jetësor që ta shohin si është situata. Nuk është hera e parë që po nodh kjo unë dy herë kam kontaktuar me drejtorin dhe ju kam thënë të gjejmë një rrugëzgjidhje që mos të vijmë deri në këtë pikë”, tha Besmir Elezi- koncensioner i lumenjve të Kërçovës.
Pak orë më vonë pas disa ankesave në teren doli edhe TV21 dhe në atë pjesë ku ka një kanal I cili vjen nga kolektori filtures kundërmonte erë e keqe dhe ujërat e zeza të cilat dilnin nga ky kanal mund të vërehen edhe në pamje. Besmir Elezi që ka në koncension lumenjtë e Kërçovës thekson se situata paraqet rrezik serioz për ndotjen e mjedisit dhe të ujërave, ndërsa nënvizojnë se qytetarët e Komunës së Kërçovës paguajnë për shërbimin e trajtimit të ujërave të zeza.
“Ne jemi komcensioner të fondit të peshkut dhe mikrorganizamve të lumit ndërsa në këtë situatë kjo është një katastrofë shumë e madhe për shkak se niveli I ujit është shume I vogël për shkak të thatësirave të mëdha, ndërsa koncentrimi amonjakut dhe i papastërtive bie poshtë për momentin në të ardhmen kur të bie reshjet e mëdha të shijut, ajo nga poshtë ngrihet dhe ngordh e gjithë bota e gjallë që është në ujë”, u shpreh Besmir Elezi- koncensioner i lumenjve të Kërçovës.
Ata u bëjnë apel urgjent institucioneve kompetente që të ndërhyjnë dhe të marrin masa konkrete për ndalimin e ndotjes dhe funksionalizimin e sistemit të trajtimit të ujërave të zeza, sepse kjo ndodh shpesh nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë as e fundit thotë Elezi.
