“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Kaçanik

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Në Kaçanik ka nisur aktiviteti “Ora e Pritjes”, një nismë e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të vendimit për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Aktiviteti është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut dhe është ndjekur nga përfaqësues të platformës “Liria Ka Emër”, në mesin e tyre Eliza Hoxha, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, përfaqësues politikë, veteranë të luftës, aktivistë dhe qytetarë.

Gjatë aktivitetit u përcoll mesazhi për drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa nga Kaçaniku u bë thirrje për mbështetje të tyre dhe për kthimin e tyre në Kosovë.

Nisma “Ora e Pritjes” është pjesë e aktiviteteve të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, të cilat po zhvillohen në prag të Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Platforma ka bërë të ditur se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mesazhi i përcjellë nga Kaçaniku ishte: “Kosova po pret.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër