5
Prishtinë, 7 shtator, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ndarë historinë e Ronës Malës, vajzës me prejardhje nga Drenasi, e cila i është bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës në SHBA.
Pas 12 javësh përgatitje intensive, Mala ka përfunduar me sukses trajnimin bazë ushtarak në Fort Sill, Oklahoma, ndërsa aktualisht po vijon trajnimin e avancuar në Fort Leonard Wood, Missouri.
Maqedonci ka thënë se suksesi i Ronës është krenari për familjen e saj, Drenasin, diasporën dhe Kosovën.
“Vajzat tona, kudo që jetojnë, po ecin me vendosmëri përpara dhe po përfaqësojnë me dinjitet prejardhjen e tyre”, ka shkruar Maqedonci.
