Kabardino-Balkaria, 7 shtator, Zhurnal.mk – Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar pasi një ortek goditi një grup alpinistësh në rajonin Kabardino-Balkaria, në Kaukazin e Veriut të Rusisë, njoftuan shërbimet lokale të emergjencës.
Orteku zbriti nga Mali Mizhirgi, një nga majat më të larta të Kaukazit të Veriut, duke përfshirë një grup prej 33 alpinistësh.
Deri të hënën në mëngjes, 10 alpinistë kishin arritur të zbrisnin vetë nga mali, ndërsa fati i gjashtë të tjerëve mbeti i panjohur.
Mbi 50 punonjës të emergjencave u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit, por puna u vështirësua nga terreni i rrezikshëm dhe rreziku i ortekëve të tjerë.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit po ndërlikohen nga terreni i vështirë dhe rreziku i orteqeve të tjera”, thanë autoritetet, duke shtuar se një helikopter Mi-8 dhe një helikopter komercial pritet të bashkohen me kërkimin kur të përmirësohen kushtet e motit.
