Ministri Durmishi mirëpret ministrin e Punës së Katarit: Nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunimin institucional në fushën e punës

Nga D V
28 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot në Klubin e deputetëve takim dypalësh me ministrin e Punës e Shtetit të Katarit, Sh.T. Dr. Ali bin Samih Al Marri, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke kryesuar delegacion të lartë qeveritar.

Në kuadër të takimit, ministrat nënshkruan Memorandum për bashkëpunimi në fushën e punës midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës së Shtetit të Katarit, me të cilin vendoset kornizë institucionale për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e punës.

Memorandumi parashikon bashkëpunimin në disa fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimin e përvojave, vizitat studimore dhe praktikat e mira në sferën e marrëdhënieve të punës, inspektimit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe shkëmbimin e mendimeve dhe ekspertizës gjatë avancimit të legjislacionit në fushën e punës. Dokumenti parashikon edhe formimin e Komitetit të përbashkët që do të koordinojë realizimin e aktiviteteve të dakorduara dhe do të punojë në përgatitjen e programeve të ardhshme të bashkëpunimit.

Në takimin dypalësh, ministrat diskutuan për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe institucional midis dy vendeve, zhvillimin e tregut të punës, shkëmbimin e ekspertizës, si dhe forcimin e partneritetit në fushat me interes të ndërsjellë.

“Nënshkrimi i këtij Memorandumi është hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Katarit. Përmes bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të njohurive dhe praktikave të mira, do të kontribuojmë në avancimin e mëtejshëm të politikave të tregut të punës, përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve tona. Jam i bindur se ky partneritet do të hapë mundësi të reja bashkëpunimi dhe do të sjellë përfitime konkrete për të dy vendet”, deklaroi ministri Durmishi.

Vizita e delegacionit të Katarit dhe nënshkrimi i Memorandumit janë konfirmim i përcaktimit të përbashkët për të forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe për të zhvilluar partneritet të bazuar në besimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e punës, në përputhje me legjislacionin e të dy shteteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër