Bisedë telefonike Mucunski – Bin Zayed: Ngushëllime për viktimat dhe dënim i sulmeve

Nga Xh M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 mars – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Emiratet e Bashkuara Arabe, Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë bisedës, Muçunski shprehu solidaritet të fortë dhe mbështetje të plotë për Emiratet, duke u përcjellë ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave nga sulmet e fundit.

Ai i dënoi ashpër sulmet e kryera nga Irani, duke vlerësuar se ato përbëjnë shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht sa i përket respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve.

Muçunski theksoi se në kushte të tensioneve të shtuara në rajon, janë të domosdoshme përmbajtja, përgjegjësia dhe angazhimi i shtuar diplomatik, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejmë dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për zgjidhje paqësore të konflikteve dhe respektimin e rendit ndërkombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër