Shtyhet seanca për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, Avdiu kërkon aktakuzën në shqip

Nga I.A
23 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin e “Lotaria s Maqedonisë”, pasi i akuzuari Bashkim Avdiu ka kërkuar që aktakuza t’i përkthehet edhe në gjuhën shqipe.

Në Gjykatën Penale, lidhur me rastin u paraqit edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili para gjykatës deklaroi se nuk ndihet fajtor për akuzat që lidhen me rastin e Lotarisë së Maqedonisë.

Ndërkohë, gjatë procedurës, Prokuroria ka rritur shumën e dëmit të pretenduar, e cila tash vlerësohet në 596.125.511 denarë. Sipas vlerësimit të ri të Prokurorisë, dëmi arrin në rreth 9.7 milionë euro, krahasuar me rreth 8 milionë euro sa ishte vlerësimi i mëparshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër