Aksion me vezë para Kuvendit, ish-ushtari i UÇK-së: Deputetët kanë ra “klluq”

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke vendosur “klluq” deputetët.

Pllashniku vendosi vezë në shkallët në hyrjen e Kuvendit dhe tha se aksioni është në shenjë falënderimi për qytetarët që, sipas tij, e kanë përkrahur vazhdimisht.

“Një aksion simbolik edhe për ata qytetarë që më kanë përkrah gjithmonë”, tha Pllashniku.

Ai u shpreh se deputetët kanë ra “klluq” por edne nuk e dinë.

“Këto janë qysh janë ra klluq deputetë që dy mandate. Unë sot zyrtarisht po i qes klluq këta”, deklaroi ai.

Pllashniku pati edhe një mesazh për deputetët që mund të tentojnë ta largojnë simbolin nga karriget.

“Edhe që ka guxim naj kush prej deputetëve kur hin me marrë një, jo me gju se s’ka nevojë me dëmtu vonë si Albin Kurti, por me marrë, me ia qit karrikën e me i tregu që me vo ja ke nis e me vo ka me t’u kry”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër