Shkup, 9 shtator, Zhurnal.mk – Shoqata “ARNO” kujton se mbeten edhe shtatë ditë deri në mbylljen e garës kombëtare “Ide të gjelbra”, në të cilën mund të aplikojnë biznese ekzistuese me impakt ose ekipe me ide që bëjnë mirë për mjedisin jetësor dhe komunitetet lokale. Aplikimi bëhet përmes linkut zyrtar, më së voni deri më 16 shtator. Në vitin 2026, gara kombëtare zhvillohet tërësisht online dhe në gjuhën angleze.
“Kriteret janë të njëjta me ndryshime të vogla të cilat shpjegohen hollësisht në vetë thirrjen, por sivjet theksojmë fokusin tek indikatorët e matshëm të impaktit. Duke e zbatuar projektin ‘Investojmë në ndryshime’, ARNO apelon që aplikimet të përmbajnë jo vetëm të dhëna për aktivitetet, por edhe indikatorë për impaktin e tyre. Trendi në botë është të investohet në biznese që mund të matin ndryshimet që i bëjnë, por edhe ide që mund të rriten duke absorbuar kapital nga investitorët, e jo vetëm grante. Thirrja e vitit 2026 është e drejtuar tek ata që janë seriozë dhe fitorja e mundshme rajonale do t’u sillte erë në krahë” – theksojnë nga organizata.
“Green Ideas nga Ballkani” (Balkan Green Ideas) përfaqëson garë tradicionale vjetore e cila prej 15 vitesh i mbështet iniciativat e gjelbra në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, duke u mundësuar tre përfaqësuesve më të mirë nga secili vend të garojnë në dy kategori për grante prej 5.000 ose 10.000 dollarë. Fondi i përgjithshëm për çmimet rajonale në vitin 2026 arrin në 20.000 dollarë amerikanë.
Si organizator i garës që nga viti 2015, ARNO kujton se pjesëmarrësit maqedonas deri më tani kanë fituar 12 mirënjohje rajonale për biznese inovative me impakt. Ndër ta janë kooperativa pioniere e konsumatorëve organikë “Nasha dobra zemja”, startup‑i për ridizajn të mobilieve të vjetra “SPIN”, iluzionet kreative ekologjike të Kristijan Shopov, platforma për shitjen e vakteve të pashitura “Ushqim për të gjithë”, prodhimi i qëndrueshëm i orizit nga kooperativa “Orizova bratimka”, aplikacioni mobil për ecje “Challenger”, aditivi inovativ ushqimor nga komina “Vajs aditiv”, aromatizuesit dhe vajrat esencialë nga lëkurat e portokallit “O‑krug”, “Dhoma pilot e insekteve” për ushqim proteinik për kafshë shtëpiake i përftuar nga larvat e mizave, kapelat unike të modës nga mbetje tekstili të Mirjana Josofoskës, soba portative për gatim në natyrë “MobiStove”, si dhe ekipi fitues i vitit të kaluar me kremin natyral për piling nga kafeja e përdorur “LoaNaturals”.
