BOTËN SHIKOJ

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Langston Hughes
Përktheu: Agron Shala

Botën shikoj
Prej syve që zgjohen në një fytyrë të zezë –
Dhe kjo është ajo që shoh:
Këtë hapësirë të ngushtë me gardh
Që më është caktuar.

Pastaj shikoj muret qesharake
Përmes syve të errët në një fytyrë të errët –
Dhe kjo është ajo që di:
Se të gjitha këto mure që shtypja ndërton
Duhet të shemben!

Shikoj trupin tim
Me sy që nuk janë më të verbër –
Dhe shoh se vetë duart e mia mund ta bëjnë
Botën që kam në mendje.
Atëherë le të nxitojmë, shokë,
Rrugën ta gjejmë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër